Partia Guxo ka zgjedhur dy kryetarë të përbashkët për ta udhëhequr partinë. Faton Peci dhe Donika Gërvalla, të dy ministra dhe njerëz të rëndësishëm në Qeverinë Kurti janë dy drejtuesit e zgjedhur.
Drejtuesit e rinj të partisë u votuan me 373 pro, me 23 kundër dhe asnjë abstenim.
Në kuvendin e sotëm zgjedhor të partisë, kanë marrë pjesë rreth 400 delegatë.
Parashihet që Peci e Donika Gërvalla të kenë fuqi të barabartë vendimmarrëse.
Partia Guxo nuk kishte një udhëheqës që nga marrja e postit të presidentes nga ish-udhëheqësja Vjosa Osmani.