Site icon PrishtinaPress

Guxo: Peci reagon pas vërejtjeve të KQZ-së për punën e dy kryetarëve

Bashkëkryetari i Listës “Guxo”, Faton Peci, ka reaguar pasi KQZ ka dhënë vërejte ndaj zgjedhjeve të dy kreytareve nga kjo parti. 

Peci tha se nuk “mund t’i diskutojë vendimet e paqena” dhe se sipas tij çdo veprim e kanë kordinuar me KQZ-në.

“Ajo që është e rëndësishme të qartësohet për opinionin në këtë fazë, është se para çdo procesi të votimit dhe aprovimeve dhe ndryshimeve statutare, çdo veprim e kemi dakorduar me përfaqësuesit e Komisionit Qendror Zgjedhor, që ishin të pranishëm para dhe gjatë punimeve të Kuvendit”, ka shkruar Peci.

Ai po ashtu ka shkruar se kjo parti nuk do të zmbrapset.

“Një gjë është e qartë si kristali, se Guxo nuk zbrapset para asnjë sfide.#Guxonukndalet”, shkroi ai.

Në raportin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Çertifikim të KQZ-së, të siguruar nga Gazeta 10, konstatohen një varg shkeljesh në Kuvendin zgjedhor të partisë Guxo. 

Vërejtja më e madhe e raportit është tek votimi dhe zgjedhja e dy Kryetarëve të partisë Guxo. Madje sipas monitoruesve, kjo çështje u shtruar si shqetësim edhe nga disa pjesëmarrës por Donika Gërvalla arsyetoi se ka shembuj të tillë të partive me dy kryetarë edhe në Gjermani.

Në raport, thuhet se me datën 13 shtator 2022, përfaqësuesi i partisë politike GUXO ka dorëzuar në Zyrë materialet nga Kuvendi, dhe tek pjesa e njoftimit të ndryshimeve, në pjesën ku duhet të nënshkruhet Kryetari, është nënshkruar Faton Peci. 

“Sipas shpjegimit të përfaqësuesit të partisë politike Guxo, votimi i dy Kryetarëve ishte më shumë veprim politik dhe se në arenën politike Guxo do të përfaqësohet nga dy Kryetarë, Donika Gërvalla Schwarz dhe Faton Peci, të cilët janë votuar në Kuvend ndërsa ligjërisht Guxo përfaqësohet vetëm nga Faton Peci” thuhet në raport.

Postimi i plotë:

Sqarim për opinionin

Rreth lajmit të publikuar sot në media për mundësinë e kontestimit të legalitetit të ecurisë së Kuvendit të Parë të partisë sonë, në emër të Partisë Guxo, dëshiroj të qartësoj opinionin se ne nuk mund të diskutojmë mbi vendime të paqena.

Ajo që është e rëndësishme të qartësohet për opinionin në këtë fazë, është se para çdo procesi të votimit dhe aprovimeve dhe ndryshimeve statutare, çdo veprim e kemi dakorduar me përfaqësuesit e Komisionit Qendror Zgjedhor, që ishin të pranishëm para dhe gjatë punimeve të Kuvendit.

Një gjë është e qartë si kristali, se Guxo nuk zbrapset para asnjë sfide.

#Guxonukndalet

Exit mobile version