Guvernatori i shtetit qendror meksikan të Puebla u tha gazetarëve të mërkurën se njerëzit e varfër “janë imunë” nga coronavirusi.
Gjatë fjalëve të tij, të cilat u transmetuan drejtpërdrejt në YouTube dhe Facebook, Guvernatori Luis Miguel Barbosa shtroi një pyetje, duke pyetur gazetarët se cilët njerëz ishin të infektuar në këtë moment.
“Shumica janë njerëz të pasur, ju e dini”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjes së tij. “Nëse jeni i pasur jeni në rrezik, por nëse jeni i varfër, jo, mirë ne të varfrit, ne jemi imunë”.
Gjithsesi, siç shkruan CNN, përcjell Telegrafi, nuk ka prova shkencore për të sugjeruar që virusi ndikon në njerëz ndryshe për shkak të statusit ekonomik.
Vërejtjet e tij ngjallën një zemërim në mediat sociale, me shumë pikëpyetje pse një zyrtar qeveritar do të përhapte informacione që nuk kanë asnjë bazë.
Barbosa vuri në dukje se shumë prej atyre që kontraktuan virusin kishin udhëtuar kohët e fundit, duke sugjeruar një lidhje midis pasurisë dhe udhëtimit.
Ndryshe nga 475 raste të konfirmuara të Meksikës deri më tani, rreth 75 për qind ishin të lidhura me udhëtimet ndërkombëtare sipas statistikave federale të shëndetit.