7.3 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Guterres prezantoi raportin: Prioritetet kryesore në Kosovë janë stabiliteti dhe de-përshkallëzimi i tensioneve

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka publikuar një raport për situatën në Kosovë, në të cilin thuhet se prioriteti kryesor i Këshillit të Sigurimit është ruajtja e stabilitetit në Kosovë dhe de-përshkallëzimi i tensioneve në veri.

Guterres la të kuptohet se formati i seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën në tetor, kur Këshilli drejtohet nga Brazili, mund të ndryshohet, pra që seanca të jetë e mbyllur për publikun, veçanërisht pas tensioneve që shënuan seancën e mbajtur më 27 prill.

Siç u tha, ndryshimi i formatit do të mundësonte “një diskutim më të sinqertë mbi sfidat e zbatimit të marrëveshjes nga shkurti”.

Gjithashtu, thuhet se anëtarët e Këshillit të Sigurimit janë të bashkuar në mbështetjen e tyre për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por se ka përçarje të thella ndërmjet pesë anëtarëve të përhershëm – atyre që e njohin Kosovën (SHBA, Britania e Madhe dhe Franca) dhe të atyre që nuk e duan pavarësinë e Kosovës (Rusisë dhe Kinës) dhe mbështesin fuqishëm qëndrimin e Serbisë, raporton Kosovo-Online.

Ndër anëtarët e tjerë që do të marrin pjesë në seancë, shtatë e njohin Kosovën (Shqipëria, Gaboni, Gana, Japonia, Malta, Zvicra dhe Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe tre jo (Brazili, Ekuador dhe Mozambiku).

Një çështje tjetër për të cilën anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk bien dakord është çështja e ndryshimit të mandatit të UNMIK-ut, tha Guterres.

SHBA-të kërkuan përfundimin e mandatit të UNMIK-ut dhe zvogëlimin e frekuencës së seancave për situatën në Kosovë, sikurse Britania e Madhe, ndërsa Rusia e kundërshton këtë ide dhe mbron seanca të hapura dhe të rregullta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Raporti përshkruan ngjarjet në Kosovë nga shkurti i këtij viti, kur, siç u tha, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti pranuan propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, deri në shtator të këtij viti, kur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politika e Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ia atribuoi ngecjen e negociatave këmbënguljes së Kurtit që Serbia ta njohë zyrtarisht Kosovën, para zbatimit të marrëveshjes së shkurtit.

Kurti nuk ishte gati për të ecur përpara dhe për të filluar një proces të besueshëm drejt formimit të Asociacionit. Kurti insistoi që zyrtarizimi i njohjes ‘de facto’ të ishte hapi i parë, tha Borell në atë kohë, duke shtuar se Vuçiq e pranoi propozimin e BE-së për zbatimin e pikave nga marrëveshja.

Guterres thekson se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të vazhdojë të monitorojë përpjekjet diplomatike për të përmirësuar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe të gjitha përpjekjet për të arritur një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img