Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri ka reaguar pas kallximit penal të bërë ndaj tij e Lumir Abdixhikut nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Guri thotë se arsyeja e padisë së Pecit e ka vetëm një përgjigje, e që sipas tij është: Panika.
“I KA KAPË PANIKA! E dinë që drejtësia po vjen. E dinë që LDK-ja po vjen. Arsyeja e padisë së tij, ka vetëm një përgjigje; PANIKË!”, tha ai.