Site icon PrishtinaPress

Gurëthemeli i parë i Kurtit u vu në fshatin e Bulliqit

Albin Kurti ka vënë sot gurëthemelin e parë, si Kryeministër i Kosovës. Këtë e ka bërë në fshatin e Kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqit, raporton Express.

Kurti ka vënë gurthemelin për ndërtimin e shkollës “Ilir Konushefci” në fshatin Llugë, që është edhe vendlindja e Bulliqit. Shkolla e këtij fshati ishte përfshirë nga zjarri, në janar të vitit të kaluar.

Si pasojë, ishte djegur kulmi i objektit dhe ishin dëmtuar dy dhoma mësimi dhe tri banjo. Për një kohë, kjo shkollë kishte kaluar në mësim online, derisa ishin sanuar dëmet e shkaktuara.

Përveç vënies së Gurthemelit, Kurti sot ka prerë edhe një shirit si rrallëherë. I shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ai ka përuruar sallën e Edukatës Fizike, në shkollën “Luigj Gurakuqi”, në Batllavë të Podujevës.

Exit mobile version