Site icon PrishtinaPress

Gurët e Trepçës po vidhen dhe po shiten ilegalisht deri në 600 dollarë

Gurët e çmuar të Kosovës ia dhuronte njerëzve të veçantë që i vinin në zyrë.

Ish-presidenti Ibrahim Rugova krenohej me pasurinë e nëntokës së Kosovës

Por tani 13 vjet pas vdekjes së tij këta gurë të Trepçës kanë filluar të shiten në tregun e zi në internet.

E çmimi i tyre sillet nga 50 deri në gati 600 dollarë.

Madje për secilin prej tyre janë të shkruara edhe specifikat.

Nuk mungojnë as kristalet që nxirren nga pjesa veriore e Mitrovicës, e për këtë janë të njoftuar edhe bordi i Trepçës.

Drejtori i Bordit të Trepçës, Ardian Syla, thotë se punëtorët e kësaj ndërmarrje, keqpërodrin vendin e tyre të punës dhe nxjerrin jashtë saj pasuritë nëntokësore.

Ardian Syla, Drejtor i Bordit të “Trepçës”

“Kjo çështje ka ndodhur për shkak që kemi qenë në periudhë të tranzicionit dhe nuk kemi mundur që ta rregullojmë këtë përmes rregulloreve.. Ka pasur raste që kanë edhe të ndaluar edhe deri në shqiptimin e masave, por tash për shkak të periudhës së tranzicionit dhe bordit në  mungesë kemi pasë probleme në këtë aspekte”.

Syla thotë se janë duke punuar që parandalimi i kësaj dukurie të bëhet edhe me ligj.

“Keqpërdorimi i kristaleve ka ndodhur në vazhdimësi ne tani si bord mbikëqyrës përmes menaxhmentit të cilin shumë shpejt do ta kemi kompletuar do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme që ta rregullojmë ligjërisht në mënyrë që gurët e çmuar të Kosovës të grumbullohen dhe të dërgohen në muzeun e kristaleve”.

Për këtë do të kërkohet edhe ndihma e Policisë.

“Do të kërkojmë ndihmë edhe prej organeve kompetente dhe një kontroll nëpër miniera sepse çdo pasuri është e Kosovës, janë pasuri që do të duhej të konsideroheshin pronë e Kosovës”.

E sipas rregulloreve të Trepçës të gjithë kristalet që gjendet në thellësi të tokës duhet të dorëzohen në muzeun e kristaleve të Kosovës e ku janë të vendosura mbi 2000 eksponate. /T7

Exit mobile version