Jon Ajeti, gazetari i Klan Kosovës i cili e ka përcjellë ndeshjen e Superligës mes Llapit dhe Drenicës është lënduar në momentin kur disa tifozë kanë filluar ta gjuajnë me gurë, njofton Klan Kosova.
Ajeti është dërguar në emergjencë në QKUK pasi ka marrë lëndime në ballë nga goditjet.
Kryeredaktori i sportit në Klan Kosova,Valon Krasniqi ka thënë se gjendja shëndetësore e Ajetit është e mirë.
Krasniqi ka shpjeguar në detaje rrethanat se si ka ardhur deri te goditja.
“Pas përfundimit të ndeshjes Llapi – Drencia në Podujevë, tifozët janë futur në fushë dhe gazetari Jon Ajeti është goditur me gur derisa ka qenë duke i marrë intervistat.
“Gjendja e tij është e mirë dhe është jashtë rrezikut. Janë duke iu bërë disa fotografime”.
“Gazetarët e sportiti nuk kanë kushte të punës, janë pa mbrojtje, ata kanë pas problem edhe me xhiru e leje më gjërat tjera”.
“Joni duke tentuar të marrë deklarata është goditur nga tifozët e njërës palë, që akoma nuk po dihet se cilët janë”, ka thënë Krasniqi.