3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Gullash viçi me gështenja

Përgatitja kërkon pak durim, por rezultati do tua shpërblejë, sigurisht, lodhjen

Përbërësit:

– 1 kg mish viçi (qafa),
– 250 g gështenja të ziera,
– 1 panxhar,
– 1 rrënjë majdanozi,
– 2 qepë,
– 3 – 4 thelpinj hudhre,
– 2 – 3 patate,
– 1 lugë pure domatesh,
– 1 lugë spec i kuq i bluar,
– fletë majdanozi,
– dy fletë dafine,
– 2 dcl verë,
– kripë,
– piper,
– yndyrë apo vaj ulliri.

Përgatitja:

1. Mishin priteni në kube dhe fërgojeni në tavë me pak yndyrë (mundeni para fërgimit ta rrotulloni edhe në miell, të bëni salcën të dendur).

Në një tenxhere të madhe në yndyrë apo në vaj ulliri fërgoni ngadalë në zjarre të mesëm qepën e grirë derisa të bëhen të ëmbla (qepa duhet patjetër të jetë e mjaftueshme, sepse ajo i jep dendësinë).

2. Pastaj qiteni panxharin e grirë imët dhe majdanozin dhe ngadalë zieni. Shtoni pastaj mishin dhe qitni sipër bazën e mishit apo të ujit dhe në fund verën.

Fletët e dafinës, thelpinjtë e grirë imët, fletët e majdanozit, purenë e domateve dhe lërini të ziejnë në zjarr të lehtë derisa mishi të zbutet, përafërsisht 2 orë.

3. Patatet shtojani në fund të zierjes bashkë me gështenjat në mënyrë që të mos shpërbëhen. Qitni kripë, piper, qitni erëza të bluara me specin e kuq.

Shërbejeni të ngrohtë me bukë shtëpie dhe sallatë të freskët apo perime turshi.

Ju bëftë mirë!/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img