Site icon PrishtinaPress

Gullash turk: Pjata më e shijshme me lugë, e cila shijohej edhe nga sulltanët

Hünkar Beğendi ose kënaqësia e Sulltanit është një version turk i zierjes së mishit të qengjit të shërbyer mbi një salcë patëllxhani dhe beshamel

Askush nuk e di saktësisht, por besohet se e ka origjinën nga koha e Perandorisë Osmane. Hünkar Beğendi më së shpeshti përgatitet nga kofshët e qengjit – mund ta bëni disa ditë përpara, ta vendosni në frigorifer ose ngrijeni, pastaj ngroheni dhe shërbejeni kur ju përshtatet.

Përbërësit:

– 700 g mish qengji të prerë në katrorë,
– 400 g domate të prera në katrorë të vegjël,
– 250 ml supë mishi,
– 1 spec i vogël,
– 1 qepë,
– 2 – 3 thelpinj hudhre,
– 1 lugë koncentrat domatesh,
– 1 lugë e vogël temjan të bluar,
– 1 lugë e vogël rigon të tharë,
– kripë dhe piper sipas dëshirës
– vaj për zierje

Përbërësit për salcën e patëllxhanëve:

– 1,5 kg patëllxhan
– 300 ml qumësht
– 45 g djathë të fortë të grirë
– 3 lugë gjelle gjalpë
– 3 lugë miell
– kripë dhe piper sipas dëshirës

Përgatitja:

Hidhni kripë dhe piper në copat e qingjit. Prisni qepën në copa më të vogla, si dhe piperin. Pritini imët thelpinjtë e hudhrës.

Në një tenxhere të madhe me kapak nxehni pak vaj, në të fërgoni qepën derisa të zbutet. Shtoni copat e vogla të mishit të qengjit dhe fërgoni derisa të marrin ngjyrën e artë në të kafenjtë nga të gjitha anët.

Shtoni specin e grirë dhe hudhrën dhe shkurtimisht fërgoni të gjitha së bashku për rreth një minutë.

Kur lëngu të vlojë, uleni temperaturën në të ulët, mbuloni tenxheren dhe lëreni zierjen të gatuhet për rreth një orë, ose derisa mishi të jetë i butë.

Gjatë kësaj kohe përgatisni patëllxhanin për salcë. Nëse keni një skarë në dispozicion, vendosni patëllxhanët me lëkurë në skarë dhe skuqini mirë nga të gjitha anët.

Nëse nuk keni skarë, shponi lëkurën e patëllxhanit me thikë dhe vendoseni në furrë të parangrohur në 220 gradë për rreth dyzet minuta derisa të bëhet e butë.

Ftoheni plotësisht patëllxhanin, e prisni përgjysmë dhe hiqeni të butë nga brenda. E bëjmë pure me një pirun.

Përgatitni salcën beshamel: shkrini gjalpin në temperaturë mesatare dhe shtoni miellin. Përziejini gjithçka së bashku për disa minuta, pastaj filloni të hidhni gradualisht qumështin e nxehur. Përziejeni masën e nxehtë për disa minuta derisa të largohen të gjitha kokrrat e mundshme dhe salca të fillojë të trashet.

E heqim beshamelin nga zjarri dhe e përziejmë djathin e grirë. Kur djathi të shkrijë, kripësojeni pak dhe hidheni piperin, në fund shtoni purenë e patëllxhanëve të pjekur.

Shërbejeni gullashin me salcë patëllxhani.

Ju bëftë mirë!

Exit mobile version