Site icon PrishtinaPress

Gullash italian i cili përgatitet me kube të vogla mishi dhe me pak përbërës

Spezzatino është ushqim i popullarizuar italian që i ngjan gullashit

Mishi pritet në kube të vogla, hidhet miell, fërgohet në yndyrë me qepë dhe me perime të ndryshme, zihet në temperaturë të ulët rreth tri orë derisa mishi të zbutet prandaj pritet me pirun, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 1 kg mish viçi pa eshtra;
– 400 ml ujë mishi;
– 200 ml verë të bardhë të thatë;
– gjysmë qepe të grirë;
– gjysmë kg speca;
– 3 – 4 thelpinj hudhre;
– 1 gjethe dafine;
– 2 grushte majdanoz të freskët;
– vaj ulliri për fërgim;
– miell për t’i hedhur sipër;
– kripë dhe piper, sipas dëshirës.

Përgatitja:

1. Në një tenxhere të madhe nxehni pak vaj ulliri dhe në të fërgoni copat e mishit të prera përafërsisht në madhësi të njëjta, cilave më parë i keni hedhur pak miell.

2. Fërgoni 10 deri 15 minuta, përkatësisht derisa të avullojë i gjithë lëngu nga mishi, ndërkaq mishi i viçit të marrë lëkurë ngjyrë të gështenjtë.

3. Hidhni sipër verën e bardhë dhe zieni të gjitha bashkë rreth dhjetë minuta, përkatësisht derisa të avullojë i gjithë alkooli.

4. Në një tenxhere fërgoni qepën, specat e prerë në shirita, hidhjani ujin e mishit dhe fërgoni të gjitha bashkë disa minuta. Qitni kripë dhe piper. Shtoni një fletë dafine.

5. Në tenxhere qiteni qepën e prerë në feta të holla, mbuloni me kapak dhe lini të gjitha bashkë të zihen pa i përzier rreth dy-tri orë, përkatësisht derisa mishi të zbutet, ndërkaq perimet të shndërrohen në salcë xhelatinoze.

6. Para se të përfundojë zierja, në tenxhere qitni majdanozin e grirë imët.

Ju bëftë mirë. 

Exit mobile version