-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Guerot: Dialogu s’ka alternativë, mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori francez në Kosovë, Oliver Guerot ka përsëritur qëndrimin e tij për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se dialogu paraqet rrugën e vetme të vërtetë për normalizimin e marrëdhënieve dhe krijimin e kushteve më të mira për jetën e të gjithë qytetarëve.

“Dialogu nuk ka alternativë tjetër, se dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve, për normalizimin e marrëdhënieve dhe kjo është e nevojshme për popullatën e Kosovës, por edhe për Serbinë. Pra, dialogu jo vetëm që nuk ka alternativë, por mendoj se duhet një dialog i suksesshëm dhe se mungesa e rezultateve nga dialogu tregon gjithçka që duhet për njerëzit që jetojnë në Kosovë”, është shprehur ai. 

I pyetur se çfarë do të thotë zbatimi i plotë i gjithçkaje për të cilën është rënë dakord në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai tha: 

“Në vitin 2013 ka pasur shumë marrëveshje, shumë prej tyre janë zbatuar vetëm pjesërisht. Pra, marrëveshja e Ohrit që ndodhi në shkurt i jep një forcë tjetër të gjithë kësaj në kuptimin që, nëse i kthehemi marrëveshjeve të mëparshme, krijon një objektiv dhe synime shumë të rëndësishme nga të cilat do të përfitojë dhe do të ketë të mira e gjithë popullata në marrëdhëniet fqinjësore. Kush përfiton nga kjo, njerëzit që jetojnë afër kufirit, jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por edhe serbët e Kosovës. Njohja e dokumenteve, të gjitha hapat e gjithë kësaj. Pra, ta përsëris edhe një herë, ata që përfitojnë nga kjo janë njerëzit që janë pjesë e jetës në Kosovë dhe që pjesërisht jetojnë në Serbi. Ndoshta duan që fëmijët e tyre të studiojnë atje, të kthehen këtu, ta themi shkurt, ata janë serbë të Kosovës dhe është në interesin e tyre që të kenë përparësi nga të dyja vendet që ta respektojnë atë, sepse është një çështje që ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe vazhdon që Kosova duhet të krijojë këtë Asociacion të Komunave Serbe. Komuniteti Evropian ka bërë shumë për prezantimin e Projektstatutit dhe presim që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapat e parë drejt krijimit të këtij komuniteti në bazë të Projektstatutit të BE-së dhe që ai të shkojë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, tha ai.

Tutje, i pyetur se a janë të gatshme Kosova dhe Serbia për të zbatuar marrëveshjet e mëparshme dhe a ka vullnet politik nga të dyja palët për të zbatuar atë që është rënë dakord, ai u shpreh:

“Për këtë duhet të pyesni presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti. Sepse mendoj se rruga drejt BE-së për të dyja vendet është t’i përmbahen asaj që është rënë dakord. Është rënë dakord për normalizimin e marrëdhënieve, si ambasador mund të komentoj vetëm se çfarë po ndodh në Kosovë, por shumica e popullatës, e cila nuk ka asgjë tjetër veç integrimeve euroatlantike, ata e mbështesin atë dhe ne e mbështesim dhe ne kemi ndërmorën disa hapa në këtë drejtim, duke zbatuar marrëveshjen dhe duke dërguar një speciale të draft-statutit të ZSO-së në Gjykatën Kushtetuese, dhe kjo është shumë e mirëpritur në rrugën drejt integrimit në BE, të cilën ne e mbështesim absolutisht”, deklaroi ai në një intervistë për RTK2.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img