Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës janë deklaruar sot për skandalin e fundit sa i përket listave të veteranëve të rrejshëm.
Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së, në një konferencë për media ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që vlerësimi të bëhet edhe një herë nga fillimi.
Sipas tij, edhe Prokuroria në njoftimin e saj e ka pranuar se në hetimet për veteranët janë bërë lëshime.