7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Gucati-veteranëve: Mos bëni ankesa në Prokurori njëherë

Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës janë deklaruar sot për skandalin e fundit sa i përket listave të veteranëve të rrejshëm.

Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së, në një konferencë për media ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që vlerësimi të bëhet edhe një herë nga fillimi.

“Mënyra që ka zgjedhur prokuroria speciale duke u shndërruar në organ hetues nuk çon drejt një zgjidhje efikase, por mund të shkaktojë kaos juridik. Prandaj OVL-UÇK kërkon nga qeveria të fillojë rivlerësimin e procesit me anë të një komisioni të përcaktuar”, ka thënë Gucati, duke u bërë thirrje të gjithë veteranëve që deri në vendimet e ardhshme, të mos bëjnë ankesa në Prokurori.

Sipas tij, edhe Prokuroria në njoftimin e saj e ka pranuar se në hetimet për veteranët janë bërë lëshime.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img