2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Gucati: Të mërkurën shfuqizohet Specialja, kemi mbështetjen edhe të LDK-së

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila mbahet të mërkurën pritet të përcillet me tensione pasi kryesia do të vendos nëse do ta procedoj për seancë, shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

I bindur për procedimin dhe shfuqizimin e Speciales është shprehur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare (OVL-UÇK), Hysni Gucati.

Gucati për Indeksonline ka thënë se të mërkurën sipas informacioneve të tij do të shfuqizohet Gjykata Speciale nga deputetët e Kuvendit, prej të cilëve ata kanë marr përkrahje.

Madje ai thotë se OVL ka përkrahjen edhe të deputeteve të LDK-së, emrat e të cilëve i din por nuk dëshiron t’i bëjë publik.

“Unë besoj se të mërkurën do të hyjë në rend dite ligji për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Na besojmë që kemi mbështetje prej deputetëve të gjitha partive. E edhe prej deputetëve të LDK-së, kjo është shumë e vërtetë ne kemi biseduar edhe kem përkrahje edhe prej tyre. Ne jemi në gjendje në momentin që Ismet Beqiri që thotë që nuk është e vërtetë, na i thojmë lë ta kontrollon shpinë e tani le të fletë. Sepse na kem përkrahje edhe prej tyre, nuk kam nevojë me përmend emra por nëse është nevoja ja përmendim edhe atyre deputetëve që kemi bisedu dhe kem marrë përkrahje” ka thënë Gucati.

Gucati thotë se pavarësisht që ka shkruar letër Kadri Veseli për Specialen e pavarësisht presionit të diplomatëve nga BE mbi deputet e Kosovës, ata nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga shfuqizimi i gjykatës.

Sipas tij, vetëm një deputet e ka tërhequr nënshkrimin, të tjerët jo.

“Organizata e Veteranëve nuk e ka ndërmend me u kthy prapa, peticionin e kemi dërguar, ne ju kem jep një shans deputetëve që ta përmirësojnë gabimin e institucioneve të Kosovës sepse unë e di që kanë ardhë emisarë Gjerman edhe Francez janë të cilët janë duke bërë trysni në deputetët që ti tërheqin nënshkrimet, por deri në këto momente dhe në bazë të informacioneve vetëm një deputet e ka heq nënshkrimin e tjerët jo” ka shtuar kryetari Gucati për Indeksonline.

Tutje, ai është shprehur se ata janë të gatshëm t’i përgjigjen çdo gjykate tjetër që gjykon të dyja palët, serbe e shqiptare, por jo një gjykate të padrejtë si kjo specialja e huaj.

“Unë kam biseduar me do këshilltar të diplomatëve të BE-së dhe i kemi thënë se cili vend në botë e pranon këtë gjykatë. Asnjë..!. Është e padrejtë, pasi kjo ka shkel të gjitha konventat ndërkombëtare. Ne nuk po i ikim drejtësisë, kemi luftuar , i dalim përballë çdo gjykatë dhe drejtësia të vendos, por kjo të jetë gjykatë speciale vendore, që është e dyanshme dhe gjykon dy palët, serbet e shqiptaret. Krimi është krim, nuk ka etni. Ne nuk e kemi ndërmend t’i ndalojmë qëndrimet e tona, do të mbajmë edhe mbledhje urgjente të martën ose të hënën dhe do të bisedojmë për hapa të mëtutjeshëm” është shprehur në fund Gucati.

Kujtojmë që Bashkimi Europian i ka bërë thirrje deputetëve që iniciuan shfuqizimin e Gjykatës Speciale me anë të një nisme në Kuvend, që të tërhiqen nga kjo iniciativë. Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar n ga Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë dhe krerët e misioneve të BE-së në Kosovë thuhet se çdo përpjekje për shfuqizimin e kësaj gjykate do t’i dëmtonte rëndë raportet e Kosovës me BE-në.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img