2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Gucati operohet për herë të dytë në Holandë, familjarëve nuk iu lejohet vizita

Ish kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i është nënshtruar një tjetër operimi në Holandë.

Fillimisht, Gucati është operuar më 18 tetor dhe së fundi më 4 nëntor.

Djali Hysniut, Musli Gucati ka thënë për Indeksonline se prindi i tij është në spital ende.

“Aktualisht është në spital, deri sa t’i përmirësohet gjendja. Ka bërë disa analiza, por ende nuk i janë kthyer rezultatet. Problemi është që s’po na lejojnë vizitat në spital”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka thënë se kanë komunikuar në telefon me ish kreun e OVL-UÇK-së, dhe iu ka treguar se ka pasur një operacion të vështire.

Ai është ankuar se nuk e kanë pranuar asnjë raport mjekësor për prindin e tyre dhe se vizitat janë të ndaluara në spital.

Hysni Gucati deri tash është operuar rreth 30 herë nga plagët e luftës.

Procesi gjyqësor ndaj Gucatit tashmë ka përfunduar në shkallë të parë.

Kreu i OVL të UÇK-së, Hyseni Gucati ishte shpallur fajtor nga Gjykata Speciale për disa nga pikat e aktakuzës që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, shkeljes së fshehtësisë së procedurës e pengim të personave zyrtar, ai është dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur kohën e paraburgimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img