Të shtunën më 10 qershor do të luhet finalja e Champions League për sezonin 2022/2023, ku Manchester City do të përballet me skuadrën e Interit.
Ndeshja zhvillihet në “Stadiumin Olimpik Atatürk” në Stamboll të Turqisë, më fillim nga ora 21:00.
Pas fitimit të titullit të Premier Ligës dhe FA Cup, skuadra e Manchester Cityt do të kërkoj edhe trofeun e Champions League për të përmbyllur vitin me fitimin e ‘’tripletës’’.
Trajneri Pep Guardiola tashmë ka publikuar listën me 23 futbollistët e ftuar për finale e madhe.
Portierë: Ederson, Stefan Ortega, Scott Carson
Mbrojtës: Kyle Ëalker, Ruben Dias, John Stones, Aymeric Laporte, Nathan Aké, Manuel Akanji, Sergio Gómez, Rico LeëisMesfushorët: Rodri, Ilkay Gundogan, Bernardo Silva, Kevin de Bruyne, Kalvin Phillips, Cole Palmer, Maximo Perrone
Sulmues: Erling Haaland, Jack Grealish, Julián Álvarez, Riyad Mahrez, Phil Foden.