Mungesa e Lionel Messit në El Clasicon e nesërme mes Barcelonës dhe Real Madridit nuk ka mbetur pa u vërejtur nga Pep Guardiola, i cili shpreson se ylli argjentinas do të vazhdojë të luajë dhe për shumë vite të tjera.
Do të jetë El Clasico e parë pa Messin dhe Cristiano Ronaldon pas një dekade, transmeton Gazeta Express.
“Cristiano Ronaldo nuk është dhe Messi është i lënduar”, ka thënë Guardiola.
“Por ai do të luajë përsëri në këtë ndeshje, dhe shpresoj që do të vazhdojë të luajë edhe për shumë vite”.
“Është fat i keq për të, sepse zakonisht ai asnjëherë nuk lëndohet”.