Pep Guardiola ka marrë një lajm të keq para ndeshjes me Barcelonën që zhvillohet javën e ardhshme.
Manchester City do të jetë pa mbrojtësin e djathtë, Bacary Sagna për tri javë, pas lëndimit që pësoi me Kombëtaren e Francës.
Sagna u lëndua në fitoren prej 4:1 ndaj Bullgarisë të premten. Fillimisht u mendua se ai do të mungojë më shumë se një muaj, por skanimet e reja kanë treguar se lëndimi nuk është shumë serioz dhe se do të mungojë deri në tre javë.
Kjo do të thotë se Sagna nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë ekipit të tij minimumi në katër ndeshje në Premierligë si dhe në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në ‘Camp Nou’.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.