Site icon PrishtinaPress

Guardiola i bashkohet listës së trajnerëve që kanë fituar së paku tri herë Ligën e Kampionëve

Manchester City u shpall fitues i Ligës së Kampionëve me fitoren 1-0 ndaj Interit të shtunën.

Me atë fitore, trajneri i Citizens, Pep Guardiola u bë vetëm trajneri i katërt që fitoi trofeun më të madhe për klube në Evropë tri herë.

Kështu, strategu spanjolli i është bashkuar listës së trajnerëve që kanë fituar së pak tre herë Ligën e Kampionëve si Carlo Ancelotti (4), Bob Paisley (3) dhe Zinedine Zidane (3).

Guardiola fitoi Ligën e Kampionëve me Barcelonën në 2009 dhe 2011, por nuk e kishte fituar që atëherë.

Ai tani më në fund i ka dhënë fund një thatësire 12-vjeçare pa fituar titullin dhe është e para me Cityn që kur mori drejtimin e trajnerit në vitin 2016.

Kjo është fitorja e parë e Cityt në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Guardiolës ka qenë e pandalshme këtë sezon.

Tani ata kanë arritur tre trofe të mëdhenj në të njëjtin sezon: FA Cup, Ligën Premier dhe tani Ligën e Kampionëve.

Exit mobile version