Site icon PrishtinaPress

Grushti ndaj Sane mund t’i japë Manes largimin nga Bayerni

Sulmi me grusht i Sadio Mane ndaj Leroy Sane pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt mund të ketë pasoja të rënda për reprezentuesin senegalez.

Senegalezi ishte shumë i zemëruar sesi gjermani iu drejtua pas një aksioni në pjesën e fundit të lojës dhe i dha një goditje në buzë pas ndeshjes.

Ky reagim i dhunshëm nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

Drejtori i skuadrës bavareze, Oliver Kahn dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, kanë folur tashmë për sanksionin e mundshëm që duhet të vendosin ndaj Mane. Lojtari nga ana e tij kërkoi falje për atë që ndodhi.

Natyrisht, Mane do të penalizohet financiarisht për sulmin e tij ndaj Sane, por sipas Sky, ai nuk do të mbetet vetëm në këtë dhe ata mund ta pezullojnë për disa kohë

Përveç kësaj, rrjeti televiziv supozon gjithashtu se ish-lojtari i Liverpoolit, edhe pse ka kontratë deri në vitin 2025, nuk ka të ardhme në Mynih përtej verës.

Sjellja e tij, sipas këtyre informacioneve, nuk është pëlqyer nga shumë lojtarë.

Një tjetër zgjidhje shumë më drastike që ka hedhur në tavolinë edhe televizioni Sky dhe që nuk e përjashton është që sulmuesi senegalez të ndërpresë kontratën në mënyrë të njëanshme.

Se çfarë episodesh do të vijojnë do të shohim në këtë polemikë të Bayern Munichut.

Exit mobile version