4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Grupi Parlamentar i AAK-së: Operacionet te zyrat e OVL të UÇK-së, të panevojshme dhe padinjitetshme

Pas arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale ka reaguar Grupi Parlamentar i AAK-së.

Përmes një komunikate Grupi Parlamentar i AAK-së thotë se po i ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në zyrat e OVL të UÇK-së.

AAK këto aksioni i konsideron të panevojshme pasi si[pas tyre luftëtarët nuk e kanë penguar asnjëherë drejtësinë.

Njoftimi i plotë

Me shumë shqetësim po ndjekim zhvillimet në zyrat e OVL të UÇK-së. Konsiderojmë se operacione të tilla janë të panevojshme dhe padinjitetshme. Republika e Kosovës, populli i saj e në veçanti luftëtarët e lirisë, asnjëherë nuk e kanë penguar drejtësinë. Përkundrazi, ne gjithmonë kemi qenë në anën e saj, pasi që vet ishim viktimë e agresorit serb.

Edhe pse, duke nisur prej liderit tonë Ramush Haradinaj, shumë luftëtëtarë padrejtësisht u akuzuan e u trajtuan në gjykata ndërkombëtare, ata asnjëherë nuk i kanë ikur ftesës së organeve të rendit dhe drejtësisë.
Andaj, apelojmë që të mos ndodhin më operacione të tilla sikur ky që ndodhi sot.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img