Një grup kriminal funksionon në Mitrovicën Veriore, njihen si “Mjekrroshat”, ndërsa shefi i tyre është Milan Radojçiq.
Gjashtë krisma u dëgjuan mëngjesin e 16 janarit në Mitrovicën Veriore.
Plumbat u shkrepen nga persona të panjohur nga një veturë në lëvizje, ndërsa të vdekur në vend e lanë politikanin serb, Oliver Ivanoviq.
Gati dy vjet pas kësaj vrasje, Prokuroria Speciale ka ngritur një aktakuzë për 6 persona si të përfshirë në këtë vrasje.
Por, në arrati ndodhen ata që besohet se janë urdhërdhënës të kësaj vrasje.
Bëhet fjalë për Milan Radojçiqin e Zvonko Veselinoviqin, që edhe aktakuza e Prokurorisë Speciale, i përshkruan si bosët e krimit të organizuar në veri.
Në fakt Milan Radojçiqi konsiderohet si udhëheqësi i një grupi kriminal të themeluar që nga viti 2011.
Pranë Radojçiqit, në vazhdimësi qëndrojnë një grup personash që udhëhiqen po nga ai, e që në këtë zonë njihen si “Mjekrroshat”.