Site icon PrishtinaPress

Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Mekë

215 besimtarët e parë nga Kosova, të cilët sot në mëngjes janë nisur drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin, kanë arritur sot shëndosh e mirë në Aeroportin e Xhides.

Në pritje të tyre kishin dalë udhëheqësit e Drejtorisë së Haxhit nga Bashkësia Islame e Kosovës, të cilët menjëherë i kanë nisur besimtarët drejt Mekës.

“Sapo të akomodohen në hotel, ata në grupe-grupe, do ta vizitojnë Qabenë e bekuar për ta kryer umren dhe për t’u liruar nga ihrami”, njofton Bashkësia Islame e Kosovës.

Exit mobile version