3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Grupi i Alibeajt çon në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit

Grupi i Alibeajt ka çuar sot në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.

Bëhet me dije se ishte përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa ai që depozitoi kërkesën për regjistrimin në KQZ të këtij grupimi politik për lokalet që pritet të mbahen pak pas muajsh.

Gjatë fjalës së tij për media Sefa tha se ky është thjesht një veprim procedurial, të cilin e bëjnë të gjitha subjektet politike.

“Nuk e kuptoj se pse ka interes kur është një veprim procedurial. Është praktikë e përcaktuar në kod. Kjo është një praktikë e ndjekur nga të gjitha partitë”, tha ai.

Ndërkohë kujtojmë se dita e sotme është afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img