Një tragjedi ka ndodhur në Adana, ku si pasojë e një përleshjeje të armatosur mes dy grupeve kriminale, ka humbur jetën një foshnje, e cila ishte në rrugë në krahët e të ëmës.
Ngjarja ka ndodhur në rrethin Gülbahçesi të rrethit Seyhan, ku sipas policisë, dy grupet hapën zjarr ndaj njëri-tjetrit disa herë. Si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur të plagosur 7 persona.
Gjatë përleshjes së armatosur, një grua që u gjet në rrugë me foshnjën në krahë u kap në mes të të shtënave me armë dhe si pasojë e zjarrit, një nga plumbat ka goditur foshnjën në prehrin e gruas, transmeton a2news.
Pas njoftimit, në rajon janë dërguar shumë ekipe policore dhe mjekësore. Ekipi mjekësor ka dërguar foshnjën dhe 7 të plagosurit në spitale të ndryshme të qytetit. Pavarësisht ndërhyrjeve në spital, foshnja nuk ka mundur të shpëtohet.
Hetimet e policisë për ngjarjen vazhdojnë, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit në këtë sherr janë shoqëruar në komisariat, ndërsa ndaj tyre ka nisur hetimi penal.