1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Gruevski: Qeveria e Maqedonisë do të punojë në komunikim të ngushte me administratën e Trumpit

Mandatari i qeverisë së re dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, pas inaugurimit të Donald Trump si president i SHBA-ve dhe përhapjes së informacioneve për ndryshime globale, deklaroi se Qeveria e Maqedonisë do të punojë në komunikim të ngushtë dhe do të bashkëpunojë me administratën e re të Trumpit.

“Qeveria e Maqedonisë do të punojë në komunikim të ngushtë me administratën e re të Trumpit për vendosjen e qëllimeve të reja strategjike. Prioritet dhe qëllim i jonë mbetet anëtarësimi në NATO dhe BE, me çka është shumë e rëndësishme bashkëpunimin me partnerët tonë – SHBA-të dhe Evropën”, deklaroi Gruevski për portalin maqedonas Telegraf.

Ndërsa disa analistë pas disa ditëve të marrjes së funksionit nga Donald Trump u shprehën se bota nuk do të jetë e njëjët, punët do të ndryshojnë dhe do të ketë pozicionime të reja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img