Site icon PrishtinaPress

Gruda: Ndalimet e fundit, fushatë e përndjekjes nga Gjykata Speciale

Koordinatori për Drejtësi në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka shprehur shqetësimin e këtij subjekti politik lidhur me aksionet e fundit të Dhomave të Specializuara.

Ai i ka quajtur ndalimet e fundit si fushatë e përndjekjes nga Gjykata Speciale dhe ka kërkuar që ato të ndalen.

“Shqetësuese bastisjet dhe ndalimet e ish-zyrtarëve shtetërorë dhe të partisë, Sami Lushtaku Sylejman Selimi e Hajredin Kuçi. Kjo fushatë e përndjekjes shpërfaq dështimin e DhSK-së për të argumentuar me pretendimet e tyre në akuza, gjatë seancave gjyqësore”, është shprehur Gruda.

“PDK kërkon që të ndalet kjo fushatë e përndjekjes dhe t’i kthehen punës së tyre brenda mandatit të cilin ua ka dhënë Kuvendi i Republikës së Kosovës”.

Ndryshe, Gjykata Speciale është aktivizuar këtë javë ku kreu bastisje në shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së, Sylejman Selimi, kontaktoi ish-zëvendës kryeministrin Hajredin Kuçi dhe ia konfiskoi telefonin ish-komandantin të UÇK-së, Sami Lushtaku.

Exit mobile version