World Justice Project ka publikuar të mërkurën raportin për sundimin e ligjit, ku Kosovën e nxjerr të 57 nga 140 shtete sa ishin pjesëmarrëse. Lidhur me këtë profesori Përparim Gruda ka thënë se me qeverinë e LVV-së Kosova ka pësuar rëne nga vendi i 54 në vendin e 57 në botë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Indeksi Vjetor i Sundimt të Ligjit i World Justice Project, matë perceptimin e publikut mbi sundimin e ligjit përmes realizimit të sondazheve me qytetarë dhe praktikues të ligjit. Kjo nuk d.m.th domosdoshmërish se sundimi i ligjit është përmirësuar, sepse sipas tij, ai pra matë thjeshtë dhe vetëm perceptimin.
Postimi i plotë:
Indeksi Vjetor i Sundimt të Ligjit i World Justice Project, matë perceptimin e publikut mbi sundimin e ligjit përmes realizimit të sondazheve me qytetarë dhe praktikues të ligjit. Kjo nuk d.m.th domosdoshmërisht se sundimi i ligjit është permirësuar, sepse ai pra matë thjeshtë dhe vetëm perceptimin.
Prandaj, Kryeministri dhe Ministerja e Drejtësisë nuk duhet ta paraqesin këtë si sukses të madh të tyre, sepse, po të bazohemi në këtë matje të percepcionit, Kosova në vitin 2020 (prej kur është perfshirë në këtë index) ishte e ranguar në vendin e 54, më mirë se tani në vitin 2022 që është në vendin e 57.
Pra, me qeverinë e VV-së Kosova ka pësuar rënje nga vendi i 54 në vendin e 57 në botë.
Është e quditshme se si kjo qeveri regresin e quan progres!/Prishtinapress/