7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Gruda i PDK-së: Qeveria synon largimin e 2 mijë zyrtarëve publik dhe zëvendësimin e tyre me militant partiak

Në emisionin EURO n’7 në T7, Përparim Gruda – Kordinator i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, ka deklaruar se qeveria e vendit me Ligjin për Zyrtar Publik do të nxisë korrupsion, politizim dhe ikje të profesionistëve nga adminstrata publike.

Ky ligji sipas tij është jokushtetues nga pikëpamja procedurale e miratimit të tij por edhe nga përmbajtja materiale e dispozitave andaj edhe PDK e ka dërguar të njejtin në Gjykatës Kushtetuese.

“Kemi të bëjmë me një ligj jokushtetues për disa arsye, sepse i ndërpritet marrëdhënia e punës zyrtarëve me pozita të përhershme dhe i fut në listë rezervë për nënt muaj e me pas i përjashton ata. Kjo ligjirisht nuk është e mundur sepse të njejtit kanë akt të emërimit të përhershëm. Me këtë ligj poashtu qeveria aktuale synon që këto pozita të kthehen në mandat katër vjeçar që është politizim i administrates” tha mes tjerash shefi i departamentit për drejtësi në PDK.

Sipas Grudës nuk është vetëm opozita ajo që po e kundërshton këtë ligj ngase këtë po e bënë edhe zyra e BE-së në vend sepse i njejti bie ndesh edhe me marrëveshjen për asocim-stabilizim e që respektimi i saj është obligim ndërkombëtar i Kosovës.

Synimi final i qeverisjes aktuale sipas kreut të Departamentit për Drejtësi në KQM është ndërrimi i administratës dhe punësimi i militantëve partiak e poashtu në mënyrë industriale qeveria po tenton që me ligj t’i lejojë vetës kapjen e administratës publike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img