Përparim Gruda, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë “premtim ndërkombëtar” për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Gruda, në një intervistë për Frontal në T7, deklaroi se është i plotësuar me bindje se kjo do të ndodhë. “Edhe këtë do ta bëjnë. Jam i sigurt”.
Sipas Grudës, veprimet e Kurtit aktualisht janë pjesë e një përpjekjeje për të shtyrë çështjen deri në zgjedhjet e ardhshme.