Suzana Grubjeshiq ka dhënë qëndrimin e saj sa i përket Propozimit Evropian dhe në veçanti mbështetjes së madhe që po i jep ShBA-ja.
Sipas nënkryetares së Qendrës për Politikë të Jashtme, ShBA po e jep këtë mbështetje në mënyrë që pesë shtetet anëtare të BE-së – katër prej të cilave janë anëtare në NATO – të mund ta njohin Kosovën (sic) në kohën e duhur.
Kjo efektivisht do t’i hapte rrugë Kosovës për anëtarësim në NATO dhe për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
“Një gjë e tillë konsiderohet më e mundshme dhe më e thjeshtë se sa insistimi për anëtarësimin e Kosovës në OKB, të cilën gjë mund ta parandalojnë Rusia me Kinën me anë të vetos.” – u shpreh znj. Grubjeshiq.
Por, a mund të na njohin këto pesë/katër shtete?
Sipas saj, kjo varet nga politikat e tyre të brendshme, lokale, që deri tash i kanë penguar.