Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi nga BDI-ja, ka folur për rolin e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe situatën politike atje.
Grubi u shpreh se LVV nuk ka rol atje, pasi sipas tij “ashtu duket sipas të gjitha sondazheve”.
“Ashtu duket sipas të gjitha sondazheve, ashtu duket sipas numrave të opozitës e cila trumbeton gjatë gjithë kohës që Lëvizja Vetëvendosje është me të edhe pse z.Kurti, e tha zëshëm mu në mes të Shkupit që LVV nuk merr pjesë në këto zgjedhje. Nuk është e regjistruar në Maqedoni por ja që një eksponent i tyre margjinal në Shkup është bërë pjesë e listave, ka qenë deputet i Partisë Demokratike Shqiptare”, tha Gubi në Pressing.