Site icon PrishtinaPress

Grubi për draftin e Ramës: E kam lexuar, nismë e mirë drejt njohjes reciproke Kosovë-Serbi

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka komentuar mbi draftin për Asociacionin, të cilin Edi Rama ua ka dorëzuar ndërkombëtarëve.

Për “Euronews Albania”, ai deklaroi se është një ndër personat që e ka parë draft-statutin e hartuar nga kryeministrin Rama për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Grubi zgjodhi të mos jepte detaje në lidhje me nismën, por shprehu publikisht se e mbështet atë.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut nënvizoi se iniciativa e Ramës i hap rrugë shtensionimit të situatës në veri dhe mund të çojë në njohjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

E kam lexuar dhe kam komunikuar me autoritetet shqiptare dhe kam përkrahje të plotë për iniciativën e kryeministrit Rama, si një nismë e mirë për të vijuar drejt zgjidhjes së problemit në veri, por edhe përfundimisht mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke”, deklaroi Grubi.

Ai tha se ofron përkrahje të plotë për çdo përpjekje për të tejkaluar situatën e krijuar në veri të Kosovës, “por edhe midis Kosovës dhe Serbisë si dy shtete, por edhe midis Kosovës dhe bashkisë ndërkombëtare dhe veçanërisht SHBA-së në rrethanat e reja të krijuara”.

“Çdo iniciativë dhe nismë mbi të cilën mund të ndërtohen marrëveshje të mëtejshme është e mirëpritur. Përgëzoj kryeministrin Rama për gatishmërinë që t’i prijë këtij procesi për të ofruar një zgjidhje të qëndrueshme. Për ne zgjidhja e vetme është njohja reciproke mes dy shteteve dhe këtë e përkrahim dhe ky është qëndrimi ynë shtetëror”, tha zëvendëskryeministri Grubi.

Exit mobile version