Site icon PrishtinaPress

Grubi: Kosova ka ndërhyrë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, nuk do të ketë sukses

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi thotë se Kosova ka ndërhyrë në proceset zgjedhore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ndërsa këto dy shtete nuk janë përzierë asnjëherë n punët e brendshme të Kosovës.

Grubi tha se kryeministri Kurti vazhdimisht ka gabuar duke ndërhyrë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se Kurti kishte dërguar ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun për t’i shpejguar disa gjëra të kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti.

“Kishte ardhur me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, për ta shpjeguar këtë çështje dhe në fakt u pa që vlerësoi që u bë gabim, dhe u vu vizita e kryeministrit të Kosovës, në kontekst të formimit të partiçkave të vogla minore të shqiptarëve me nga një deputet, dy deputet dhe për të iu dhënë krah atyre. Gabime të tilla nuk është që janë bërë vetëm këtë herë, janë bërë edhe në të kaluarën. Nga Maqedonia e Veriut nuk ka pasur asnjëherë ndërhyrje në proceset zgjedhore në Kosovë, apo edhe në politikat ndërpartiake në Kosovë asnjëherë, as edhe nga Shqipëria nuk ka pasur ndërhyrje as në Maqedoni as edhe në Kosovë por nga Kosova ka pasur ndërhyrje edhe në Maqedoninë e Veriut edhe në Shqipëri që nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori”, tha Grubi.

Ai shtoi se janë të edukuar nga Ali Ahmeti që marrëdhëniet me Kosovën dhe Shqipërinë t’i ndërtojnë institucionalisht.

“Asnjëherë nuk na ka ndodhur që të ndërhyjmë në proceset zgjedhore, e kundërta po që nga themelimi i partisë këtu në Kosovë në të gjitha proceset zgjedhore ka pasur ndërhyrje nga ana e Kosovës por kanë dështuar asnjëherë s’ka pasur sukses”, tha ai.

Në fund ai ka thënë se ndërhyrja nga Kosova, asnjëherë nuk kanë qenë të sukseshme.

Exit mobile version