Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi në një intervistë për T7, tha se vendimi i BDI-së për deponim të dorëheqjeve të nga Qeveria ka ardhur në të mirë të integrimeve të shtetit tonë në Bashkimin Evropian.
Grubi tha se me këtë vendim, BDI-ja i ka hapur rrugë opozitës maqedonase që të votoj për ndryshimet kushtetuese.
Tutje ai tha se BDI-ja me këtë vendim njëherazi ka hequr dorë edhe nga premtimi për kryeministrin e parë shqiptar (që u premtua në zgjedhjet e fundit), në të mirë të qytetarëve, pra për hatër të integrimeve në BE.
“Në qoftë se ne shkojmë në opozitë, me çrast, opozita do i kishte votuar ndryshimet kushtetuese, pasi që nevoiten 2/3 në Kuvend, ne kemi thënë që për të ardhmen e vendit tonë, jemi të gatshëm të ngrejmë dorë edhe nga qeveria e përkohshme, edhe nga kryeministri shqiptar, edhe nga mandatet tona. Çdo gjë që është marrëveshje politike e koalicionit, ne heqim dorë vetëm me kusht që opozita maqedonase ti votojë ndryshimet kushtetuese” tha Grubi për T7.