-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gruaja rrahë burrin në Prizren

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në Prizren.

Viktima, Sh.S., mashkull kosovar, është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, V.K.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Flamuri”, rreth orës 20:00.

Burime të Indeksonline pranë Policisë pohojnë se gruaja ka goditur me duar burrin e saj, duke I shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I njëjti ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka probleme shëndetësore duke thënë se ajo bën sjellje të pahijshme, bërtet dhe sulmon edhe anëtarët e tjerë të familjes.

Nga ana e njësitit hetues ka qenë e pamundur të intervistohet e dyshuara, meqë e njëjta është shtatzënë dhe nuk ka qenë komunikative.

Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt hetimore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img