Një burrë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga gruaja e tij në Rahovec.
Sipas policisë, e dyshuara ka mohuar se ka ushtruar dhunë ndaj burrit të saj, i cili pas intervistimit është strehuar te vëllai i tij.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE/Rahovec 24.09.2022-18:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare-bashkëshortja e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është intervistuar në prezencë të QPS-së. Po ashtu është intervistuar edhe e dyshuara, e cila ka mohuar të ketë ushtuar dhunë ndaj bashkëshortit. Viktima është strehuar tek familjari-vëllai i tij, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe mbrojtësi i viktimave dhe prokurori. Rasti në proces hetimor.