Një grua nga fshati Carrabreg i Ultë i Deçanit e ka raportuar si të zhdukur në polici burrin e saj.
E njëjta ka deklaruar se burri i saj ka dalë nga shtëpia, nuk është kthyer dhe nuk ka qasje në telefon.
Njoftimi i plotë i policisë:
PERSON I ZHDUKUR/Fsh. Carrabreg i ultë, Deçan 12.06.2023 – 16:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se burri i saj viktima mashkull kosovar nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk ka qasje në telefon. Rasti është duke u hetuar.