-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gruaja në Vushtrri e denoncon ish-burrin pasi s’ia dërgoi fëmijën për ta takuar, i dyshuari përfundon në Polici

Jo rrallëherë gratë kanë probleme me burrat me të cilët vendosin t’i ndajnë rrugët, e sidomos ku përkujdesja e fëmijëve u mbetet baballarëve.

Urdhrat e vendimet e gjykatave nuk respektohen dhe për pasojë ata futen në sherr, e nënat kërkojnë ndihmën e Policisë. Kështu ka ndodhur me një rast edhe dje në Vushtrri.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një grua e ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj, pasi i njëjti po dyshohet se nuk ia ka dërguar djalin për t’u takuar, e drejtë kjo që i takon në bazë të vendimit të Gjykatës.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari G.A., ka vendosur që të mos ia dërgojë ish-gruas fëmijën e tyre, ndonëse një gjë e tillë është kërkuar gjatë ditës së djeshme edhe nga Qendra për Punë Sociale.

Përballë kësaj situate, viktima ka kërkuar ndihmë, duke e raportuar rastin dhe si rezultat i dyshuari është shoqëruar në stacion policor.

Të njëjtat burime thonë se i njëjti nuk ka dashur të deklarohet lidhur me denoncimin kundër tij. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img