Jo rrallëherë fëmijët janë viktima të dhunës qoftë nga prindërit e tyre apo edhe anëtarë të tjerë të familjes.
Në shumicën e këtyre rasteve, fëmijët janë edhe të moshës së mitur, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në fshatin Shirokë të Suharekës.
Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se këtë herë viktimë është një vajzë 21-vjeçare, ndaj të cilës dyshohet se për motive akoma të panjohura ka ushtruar dhunë babai i tij dhe për pasojë ka marrë lëndime trupore.
Rasti është raportuar nga nëna e viktimës, i cila kërkoi ndihmë nga Policia, pasi ish-bashkëshorti ka ushtruar dhunë ndaj vajzës, duke iu shkaktuar frikë e shqetësim të madh.
Si rezultat i raportimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë lidhur me denoncimin kundër tij, kurse vajza ka marrë trajtim mjekësor në spital.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe ndaj tij të iniciohet rasti për dy vepra penale “Sulm” dhe “Dhunë në familje”./PrishtinaPress/