Site icon PrishtinaPress

Gruaja në Prishtinë e rrah burrin dhe del nga banesa, 39-vjeçari kërkon ndihmë nga Policia

Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, një burrë kërkoi ndihmën e Policisë, duke e denoncuar për dhunë bashkëshorten e tij me të cilën është në prag divorci.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës, gruaja e tij ka ushtruar dhunë psikike pas disa mosmarrëveshjeve, e më pas dyshohet se edhe e ka

sulmuar fizikisht.

Bazuare në informacionet e para, e dyshuara ka dalë më pas nga banesa, por burri vendosi ta raportojë në Polici.

Si rezultat i denoncimit, çifti janë intervistuar lidhur me rastin dhe kanë dhënë deklaratat e tyre për atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj gruas është iniciuar rasti për “Dhunë në familje”.

Exit mobile version