Site icon PrishtinaPress

Gruaja në Obiliq denoncon burrin për dhunë në familje, thotë se ndjehet e rrezikuar nga ai

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Në Polici kanë përfunduar së fundi edhe një çift nga fshati Plemetin i komunës së Obiliqit, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

26-vjeçarja ka deklaruar se me të shoqin ka probleme të vazhdueshme dhe ajo ndjehet e rrezikuar nga veprimet e tij. Për këtë arsye, viktima ka kërkuar që të dërgohet në strehimore.

Ndërkohë i dyshuari, i cili është recidivist i dhunës në familje, është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Exit mobile version