Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belsh, ku një 35-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke bërë që kjo e fundit të hidhet nga dritarja e banesës.
Gruaja është transportuar fillimisht në urgjencë ku ka marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe më pas është zhvendosur në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
Materialet procedurale në ngarkim të 35-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. Q., 35 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës. Kjo shtetase është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor”, thuhet në njoftimin e policisë.
/PrishtinaPress/