Site icon PrishtinaPress

Gruaja e vrarë para Gjinekologjisë, kishte tentuar ta mbyste veten

Kanë dalë në dritë detaje tjera të rënda për rastin tragjik që ndodhi mbrëmë. Viktima Hamide Magashi që u dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj para dyerve të repartit të Gjinekologjisë ka tentuar ta vrasë veten.

Kështu ka thënë motra e vikimës Burbuqe Magashi për express.

Burbuqja rrëfeu se motra e saj e ndjerë kishte tentuar të kërcentë nga kati i dytë i shtëpisë së ish-burrit për shkak të dhunës dhe maltretimeve.

“Kjo u detyru me ra prej katit të dytë me mbytë vetën. Qaq që ka pas maltretim prej krejt familjes së tyre, e izoluar ka qenë, s’e kanë lanë me dalë në oborr. I kanë thënë derisa të lind 1 vit e gjysmë s’ki nevojë me shku te motrat në Llugaxhi… Ka nis me ra nga kati i dytë, qaq maltretim që i kanë bë sepse e kanë izolu. Në banjo kur ka shku, i ka shku prapa vjehrra e saj, e ka kqyrë mos e ka telefonin, mos po fol me neve në telefon”, u shpreh ajo.

Vrasja e gruas 35-vjeçe shtatzënë, dyshohet se ndodhi dje pranë klinikës së Gjinkelogjisë në Prishtinë rreth orës 18:00.

Dorasi ndodhet ende në arrati, ndërsa i njëjti është emër i njohur për organet e rendit.

E ndjera kishte urdhër-mbrojtjeje për 6 muaj, ndërsa i dyshuari kishte aktakuzë për kanosje.

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e Sokol Halilit./Prishtinapress/

Exit mobile version