Site icon PrishtinaPress

Gruaja e rrah burrin e saj në Mitrovicë, shkak xhelozia

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës denoncohen raste të dhunës në familje, ku viktima janë kryesisht gratë, të cilat përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët, apo edhe familjarët e tjerë. E në raste më të rralla, janë burrat ata që kërkojnë ndihmë si viktima të dhunës në familje.

Kështu ka ndodhur në një familje në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ku një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 40-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se pas një konflikti verbal, e shoqja e ka rrahur dhe i ka shkaktuar lëndime në trup.

E gjithë kjo dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe xhelozie, pasi që çifti vazhdimisht kanë telashe mes vete për shkak të dyshimeve të 41-vjeçares.

E dyshuara është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj saj kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Kanosje’.

Exit mobile version