Reperi MC Kresha dhe bashkëshortja e tij, Erzina Shehu, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 15 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa brenda pak muajsh pritet të bëhen prindër.
Erzina, e cila është një nga menaxheret e brendit “Zara” të përfaqësisë në Kosovë, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale së fundmi disa fotografi, ku shfaqet me barku ne rrumbullakosur.
Foto: Erzina Shehu/Instagram
Ajo duket mjaft entuziaste gjatë muajve të shtatzënisë, teksa duket se edhe nepsi i saj është rritur, pasi në fotografitë në fjalë ajo shfaqet duke konsumuar një ‘donuts’.
MC Kresha përndryshe vijon të jetë shumë i angazhuar me koncerte të shumta si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
MC Kresha dhe Erzina Shehu (Foto: InstaStory/Arkiv)
Ai dhe Erzina jetojnë së bashku në Prishtinë, ndërsa njihen si një çift pak më i rezervuar për jetën private, duke mos preferuar daljen e shpeshtë nëpër intervista apo rrjetet sociale.
