Politologu Avdi Smajljaj ka ironizuar me lajmin se gruaja e ministrit Liburn Aliu dhe nipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bslimi janë ndër gjashtë kandidatët më të poentuar për anëtrë të Bordit të KOSTT.
Ai ka bërë me dije se Qeveria Kurti është duke e kopjuar nepotizmin e qeverive të kaluara.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Qeverisë Kurti nuk do t`i bëjë punë as rritja e pagave.
“M’shoni burra. Erdhi Dita. Rritni edhe për nja 200 Euro shlirë, se 55shi nuk e mshel. Kur ka nepotizëm e korrupcion, duhet me këqyrë me rritje te pagave me ba najçka me mbledh vota. Kopje e lodhtë e regjimit të vjetër”, ka shkruar Smajljaj.