Site icon PrishtinaPress

Gruaja e futbollistit kosovar që vdiq sot Ishte mësimdhënëse, la pas vetes një fëmijë

Kaltrina Fazliu-Shillova, e humbi betejën me një sëmundje të rëndë dhe vdiq të hënën në Prishtinë.

Lajmin e bënë të ditur familjarët e saj.

Bashkëshorti i saj, futbollisti Alban Shillova u shpreh i trishtuar me ndarjen nga jeta të gruas së tij.

“Me pikëllim të thellë dhe zemra të thyera ju njoftojmë që Kaltrina jonë e dashur ndërroi jetë!”, tha ai në një njoftim në rrjetet sociale.

Fazliu-Shillova dhe ish-sulmuesi i Prishtinës ishin të martuar qe gati gjashtë vjet dhe bashkë kishin një fëmijë.

Ajo ishte mësimdhënëse e matematikës në një shkollë fillore në Fushë Kosovë.

Drejtoria për Arsim në Fushë Kosovë, ka njoftuar sot se Kaltrina ka qenë pjesë e familjes shkollore në këtë komunë për disa vite.

“Kaltrina ka qenë një pjesë e familjes sonë shkollore për disa vite, duke shërbyer me devotshmëri dhe pasion për arsimimin dhe zhvillimin e nxënësve tanë. Kontributi i saj në shkollën tonë ka qenë i çmuar dhe do të kujtohet gjithmonë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Arsim.

“Ne shprehim ngushëllime të thella familjes së Kaltrinës, duke shprehur solidaritetin tonë më të thellë në këtë moment të vështirë. Gjithashtu, ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për nxënësit, kolegët dhe miqtë që janë prekur nga kjo humbje”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Drejtorisë për Arsim.

Exit mobile version