Një grua 66-vjeçare voziti një Rolls-Royce Dawn nëpër kopshtin e një shtëpie në Palm Beach, Florida, dhe kabrioja më në fund u ndal duke u varur nga muri ndarës me pjesën e përparme në rërën e plazhit. Sipas Palm Beach Daily News, mjekët e dërguan gruan në spital.
Përveç se e la Rolls-Royce në një pozicion të pasigurt, shoferja e goditi një statujë me një vlerë të supozuar prej 3 milionë dollarësh.
Dëmi përfshin gjithashtu 10,000 dollarë për goditjen e murit ndarës, 50 dollar për një bordurë dhe 50 dollarë për goditjen e një gardhi.
Raportohet se gruaja i kishte thënë policisë se ajo nuk kishte fare memorie për orë të tëra para ndodhisë së aksidentit. Autoritetet nuk besuan se ajo ishte e dehur.
Fotografia shfaq dëmtimet në pjesën e përparme të Dawn-it, gjë e cila ka kuptim pas goditjes së një skulpture, gardhit, dhe rënies prej mbi 1.50 metrave lartësi nga muri ndarës.
Ndonëse nuk shihet në foto, varja nga ajo lartësi ndoshta ka dëmtuar të paktën pjesën e pasme.